Fushë-Kosova është ndër komunat e pakta që nuk ka përfituar asnjëherë nga granti i performancës komunale, i financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e donatorë të ndryshëm. Që nga vitit 2014, kur ka filluar ky projekt, 33 komuna përfituan nga totali prej më se 33 milionë eurove të ndara. Për të përfituar nga ky grant, duhen përmbushur katër kushte. E për mospërmbushjen e tyre, në opozitë shprehën vërejtje ndaj Ekzekutivit në komunë
Asnjë cent për nëntë vjet nuk ka arritur ta përfitojë Komuna e Fushë-Kosovës nga granti i performancës komunale.
Që prej 2014-s, kur nisi të zbatohej ky projekt, nga shuma totale e më se 33 milionë eurove të ndara, përfituan 33 komuna.
Majlinda Jupolli, zëvendësmenaxhere e projektit DEMOS, ka thënë se deri në vitin 2017 është punuar vetëm me 17 komuna.
“Numri i përgjithshëm i komunave përfituese ndër vite është 33, por gjatë fazës së parë të projektit (2014-2017) është punuar me vetëm 17 komuna dhe komunat e tjera nuk kanë pasur të drejtë pjesëmarrje në grant deri në fillim të vitit 2018. Komunat partnere të fazës së parë (DEMOS I) janë: Gjakova, Graçanica, Hani i Elezit, Juniku, Kaçaniku, Kamenica, Kllokoti, Lipjani, Novobërda, Parteshi, Peja, Prishtina, Rahoveci, Ranillugu, Shtërpca, Shtimja dhe Vitia”, ka thn Jupolli.
E në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal thanë se për të përfituar nga granti janë katër kushte minimale që duhet t’i plotësojnë komunat.
“Kushtet minimale kanë për qëllim të sigurojnë që granti t’u ndahet vetëm komunave që janë në gjendje t’i shfrytëzojnë me kohë dhe si duhet mjetet financiare; janë në gjendje të absorbojnë fonde dhe t’i shpenzojnë në mënyrë të përgjegjshme; kanë rishikuar aktet komunale të vlerësuara të kundërligjshme nga autoriteti mbikëqyrës dhe kanë raportuar me kohë në Sistem të Performancës”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
KOHA që nga 1 nëntori u ka adresuar pyetje zyrtarëve komunalë të Fushë-Kosovës, porse prej tyre nuk ka marrë përgjigje.
E në opozitë shprehën vërejtjen se Ekzekutivi komunal nuk ka arritur t’i përmbushë kriteret minimale.
“Për vetë faktin që nuk ka arritur të përfitojë asnjëherë nga granti i performancës do të thotë që kjo komunë është e pazonja që të qeverisë, pra, është e pazonja që ta shpenzojë buxhetin dhe ta kthejë në mënyrë indirekte te qytetarët. Thënë shkurt, është një komunë e cila nuk ka vullnet që të punojë për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Durim Hajra, shef i kuvendarëve të LVV-së n Komunn e Fush-Kosovs.
Projekti i grantit të performancës komunale fillimisht është financuar nga Qeveria zvicerane, teksa tash bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe qeveria zvicerane, ajo suedeze dhe norvegjeze.