KRU Prishtina ka njoftuar se Fushë-Kosova dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë deri nesër në mëngjes.
KRU ka thënë se arsyeja për ndërprerjen e ujit, që ka nisur nga ora 22:00 sonte, është si shkak i mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga “Ibër-Lepenci”.
”Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH "Ibër Lepenc" , jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes, për konsumatorët e Fushë Kosovës , një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe po ashtu do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë”, thuhet nga KRU Prishtina.