Arbëri

Furnitori me oksidol në paraburgim, asnjë zyrtar i QKUK-së i dyshimtë për gazin që la tre të vdekur

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, pronarit të kompanisë “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, Naser Guri.

Ky i fundit është i dyshuar për shpërndarje pa licencë të gazit oksidol (N20), si pasojë e të cilit dyshohet që tre persona humbën jetën në QKUK muajin e kaluar.

Koha Ditore nga burime të saj ka mësuar se prokuroria deri më tash nuk e ka intervistuar si të dyshuar asnjë nga menaxherët e QKUK-së për mënyrën se si një produkt i jashtëligjshëm është kontraktuar nga një institucion publik.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka, ka thënë se hetimi është duke u zhvilluar në disa drejtime.

“Janë disa pista që po hetohen për momentin”, ka thënë ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.