Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Të shtunën vende-vende pritet të ketë riga shiu, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1200m parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3°C deri në 6°C.
Edhe të dielën pritet të jetë mot i ngjashëm.