Arbëri

Ftohen për intervistim 14 punonjës të Telekomit për keqpërdorimet me telefona

telekom

14 punonjës të Telekomit janë ftuar për intervistim,nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte.

KOHA merr vesh se ata janë ftuar për t’u marr në pyetje nga ora 10, lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës.

Në ftesat që disa punonjësve u kanë shkuar për intervistim nga Departamenti për Hetimeve e Krimeve, shihet se njëra prej zyrtareve është ftuar në cilësinë e të dyshuarës.

Image

KOHA në mars të këtij viti kishte raportuar se telefona të tipit me të ri të markave “Iphone” e “Samsung” në vlerë rreth 300 mijë euro kishte blerë Telekomi për klientët e vet besnikë.

Por në vend së t’u dhuroheshin klientëve këta telefona dyshohet së janë përvetësuar nga Trim Musliu, ish-shef i marketingut në Telekom. 

Në ndihmë në kryerjen e veprave penale dyshohet se u kanë dalë edhe Kushtrim Musliu, vëllai i ish-shefit të marketingut, e Denis Ceman, ish-këshilltar i ministrit Agim Veliu.

Prokuroria e Policia përmes një komunikate të përbashkët kishte njoftuar se ish-zyrtarët e Telekomit janë arrestuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë” e “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Ndërsa Denis Ceman e Kushtrim Musliu ishin arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Siç kishte raportuar KOHA nga burimet brenda Prokurorisë së Shtetit, vitin e kaluar menaxhmenti i përkohshëm në Telekom kishte denoncuar këtë kontratë të dyshimtë në Policinë e Krimeve Ekonomike, të cilët me pas kanë ndërmarrë veprime hetimore.

Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2019.