Arbëri

FSK-ja largon bomba të Luftës së Dytë Botërore, u hasën gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë

FSK

Ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur t’i largojnë të martën tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore.

Këto bomba janë hasur në fshatin Shakovicë gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Largimi i këtyre bombave është bërë në një operacion të përbashkët të FSK-së me ekipin e EOD-së nga kampi i Bondsteelit i ushtrisë amerikane.

“Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që ti largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga lufta e dytë botërore. Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FSK-ja.