Komuna e Pejës ka njoftuar se kanë krijuar një shtab emergjent që është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.
Në njoftimin e publikuar në Facebook të dielën, Komuna shkroi se ekipet janë mobilizuar dhe po punojnë për t’i adresuar nevojat dhe sfidat.
Ndërkohë, u bë e ditur edhe përbërja e shtabit.
“Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror. Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje: Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës; Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës; Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës; Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim; Butrint Lajqi - Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike; Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi; Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese; Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit dhe Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës”, thuhet në njoftim
Komuna e Pejës ka theksuar se linjat emergjente janë të hapura për qytetarët.
“POLICIA: 192, ZJARRËFIKËSAT: 193, NDIHMA E SHPEJTË: 194, KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj). Shtabi Emergjent është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Së bashku, do ta tejkalojmë këtë sfidë”, thuhet tutje.