Arbëri

Fitoi mandatin e tretë, Haliti pritet me lule e torte

Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët të cilët e kanë uruar atë pas fitores në zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën.

Haliti mori sërish besimin e qytetarëve vitias që të qeverisë si kryetar komune edhe për një mandat, të tretin në total.

Haliti falënderoi të gjithë qytetarët që kanë besuar në programin e tij qeverisës, duke potencuar se qeverisja komunale e Vitisë do të vazhdojë përkushtimin dhe punë të mira në interes të gjithë qytetarëve të saj pa dallime.

“Dua t’ju falënderoj secilin prej jush që me keni besuar që të vazhdoj punën si kryetar komune për një mandat tjetër katërvjeçar. Puna jonë e mirë e bërë për të gjithë qytetarët ka qenë një shtytës i fortë dhe i mirë që qytetarët të mbajnë besimin që ne të vazhdojmë me qeverisjen edhe për katër vite të tjera. Gjithashtu ju bëjë me dije se si kryetar i kësaj komune do të vazhdoj projekte të shumta jetike për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim”, u shpreh Haliti.

Haliti, sipas rezultateve preeliminare, ka fituar garën e balotazhit ndaj Arsim Ademit të Vetëvendosjes. Haliti mori 51.48 të votave, ndërsa Ademi 48.52 për qind. /KSP