Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga komisioni për shpërndarjen e pakove emergjente, anëtarin e Shtabit Emergjent, Sokol Bylykbashin dhe anëtarin e Kuvendit të Komunës Hamit Kastratin, kanë ndihmuar në shpërndarjen e 600 pakove ushqimore-higjienike. Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve (DSHMS).
Në kumtesën për media, theksohet se listat e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.
“Deri më tani, Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë, ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike. Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se një herë. Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës, apo nga donatorët”, thuhet në njoftim.
