Arbëri

Fillon regjistrimi dhe verifikimi i konsumatorëve të KRM “Pastrimi” në Podujevë

Pastrimi

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë njoftuar se bashkë me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, të martën do të fillojnë regjistrimin e bizneseve dhe ekonomive familjare të paregjistruara në sistemin për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas tyre afati i regjistrimit është gjashtëdhjetë ditë.

“Nga sot KRM ‘Pastrimi’ në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, përkatësisht Sektorin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve fillojnë regjistrimin dhe verifikimin e të gjitha informacioneve për të gjitha pronat e paluajtshme rezidenciale, komerciale dhe industrial si dhe konsumatorët e regjistrit ekzistues të menaxhimit të mbeturinave”, thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim të Komunës së Podujevës.

Kjo iniciativë, sipas zyrtarëve komunalë, po bëhet me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të regjistrit lidhur me taksën e grumbullimit të mbeturinave si dhe që të përfshihen të gjithë ekonomitë familjare dhe bizneset në ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë territorin e Komunës së Podujevës.