Është lyrë e pastruar të mërkurën pjesa e poshtme e urës mbi lumin Ibër.
Punonjësit e kanë filluar lyerjen e pastrimin nga pjesa e poshtme, ndërsa planifikohet lyrja e gjithë urës.
Punonjësit që po merren me lyerjen kanë thënë për KOHËN se një kompani po e bën vullnetarisht lyerjen dhe se vetëm kanë siguruar leje nga shteti dhe u është garantuar siguri.
Të mërkurën serbët në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër.
E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë për gazetarët se ura do të hapet për vetura dhe do të ketë dy faza të inspektimit. Ai ka thënë se çështja e urës nuk është çështje e dialogut.
Të enjten në objektin e Kuvendit Komunal do të mbahet një bashkëbisedim, ndër të tjera edhe për hapjen e urës.
