Arbëri

Fillon implementimi i ndriçimit të mençur në unazën qendrore të Prishtinës

Ka filluar implementimi i infrastrukturës së ndriçimit të mençur në unazën qendrore të Prishtinës.

Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një postim në Facebook ka thënë se kryeqyteti po bëhet me “ndriçim smart dhe super kualitativ”.

"Për herë të parë, kryeqyteti me ndriçim smart dhe super kualitativ", ka shkruar Musliu.

Ndriçimi pritet të zgjerohet në shumë rrugë të kryeqytetit.