Arbëri

Festa për Vitin e Ri, qytetarët në kryeqytet urojnë perspektivë për të rinjtë dhe formim të institucioneve

Pa fishekzjarrë, por me organizime të shumta, është pritur Viti i Ri në sheshet e kryeqytetit.

Shumë vendës, por edhe shtetas të huaj, kanë pritur ndërrimin e moteve në sheshin “Skënderbeu”, raporton KTV.

Atyre u ka pëlqyer atmosfera dhe dekorimet e qytetit.

Thonë se kësaj here kanë dashur që të festojnë me sa më shumë njerëz.

Por, edhe shumë bashkatdhetarë kanë ardhur në vendlindje për festat e fundvitit.

Në sheshet e Prishtinës, në natën e parë, pati koncerte të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Berisha thotë se fishekzjarrë s’ka pasur këtë vit për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Por, festa pas mesnatës ka vazhduar edhe në klubet e kryeqytetit.

Festa në sheshet e kryeqytetit do të vazhdojë edhe me datën 1 janar.