Arbëri

Fermerët e pakënaqur protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e pakënaqur po protestojnë me një numër të madh të traktorëve para Ministrisë së Bujqësisë.

Ata janë duke protestuar për kriteret e vendosura nga Ministria për subvencionimin e grurit.

Ata i kanë quajtur absurde kriteret për subvencionim, duke thënë se forma se si janë vendosur kriteret për subvencionim do të bëjë që mbi 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se presin deri më 27 shtator që ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të reflektojë e t’i pranojë në takim dhe të anulojë menjëherë kriteret për subvencionim të grurit, t’i kthejë ato kritere që ishin vitet e kaluara.

Ndërkohë ka thënë se kanë edhe kërkesa tjera.

“Krejt tokën me qira e kam. 10 hektarë janë të miat, 200 me qira i kam. 150 grurë e 60 misër”, ka thënë Malsor Sejdiu, një nga bujqit që po protestonte për kriteret e subvencionimit.

{gallery}

 
Fermerët e pakënaqur protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e pakënaqur protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë ? https://bit.ly/3AChCYO

Posted by Koha.net on Thursday, September 23, 2021