Arbëri

Ferizaj, nxënësit e Policia marsh me moton “Drogat vrasin”

Nxënësit e disa shkollave të Ferizajt së bashku me Policinë e Kosovës kanë marshuar të enjten nëpër rrugë dhe në sheshin e Ferizajt, për të dërguar mesazh kundër përdorimit të drogës.

“Drogat vrasin” ishte mesazhi i marshit.

Aktiviteti është organizuar pas rritjes së numrit të rasteve të përdorimit të drogave nëpër shkolla dhe në qytetin e Ferizajt.