Arbëri

Farmacistja e QKUK-së, punëtore edhe e kompanisë fituese të tenderëve milionësh

Foto: Koha

Mërgime Mehmetaj, e cila është farmaciste përgjegjëse e Internos në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëkohësisht ka punuar edhe si farmaciste përgjegjëse në kompaninë private “Pharmaleader”, e cila është fituese e disa tenderëve për Hemodializë në QKUK.

Barnatorja e Internos është përgjegjëse për caktimin e specifikave dhe kërkesave për materialin shpenzues të Hemodializës. Kompania ku ka punuar Mehmetaj prej fillimit të 2018-s ka fituar mbi 3 milionë euro për furnizim me Hemodializë në QKUK nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Koha Ditore.

Largimi i saj nga kompania “Pharmaleader” ka ndodhur pas nënshkrimit të kontratës së fundit të kësaj kompanie për tenderin e Hemodializës me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas burimeve të gazetës, “dorëheqja” e saj ka ndodhur pasi që Zyra e drejtorit të QKUK-së bashkë me Zyrën ligjore kanë konstatuar se pozita e saj në kompaninë “Pharmaleader” ka konflikt interesi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)