Arbëri

Familjarët që po ndjekin gjykimin në Hagë e presin me emocione fjalimin e Thaçit

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Redaktori i Kohës, Driton Mehmeti, i cili është duke e përcjellë gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, ka thënë se sot në sallën ku po zhvillohet gjykimi, ka pasur shumë emocione.

Sipas tij, familjarët janë emocionuar kur e ka nisur fjalën ish-presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se në sallën ku po zhvillohet gjykimi, janë vëllezërit dhe familjarë të tjerë të Thaçit dhe familjarët e Krasniqit, Selimit e Veselit.

Mehmeti ka njoftuar se organizatorët që e kanë organizuar protestën e djeshme në Hagë, kanë deklaruar se një të ngjashme do ta organizojnë edhe në Bruksel.