Moszbardhja e rastit të vrasjes së Ekrem Rexhës – komandant Drinit as pas 23 vjetësh ka indinjuar familjarët e tij. Sipas tyre, edhe shënimi i përvjetorit të vrasjes së ish-eprorit të UÇK-së është një lloj proteste ndaj pasivitetit të institucioneve
Familjarët e Ekrem Rexhës - komandant Drini, të hënën janë shprehur të indinjuar me organet e drejtësisë për moszbardhjen e rastit të vrasjes së tij.
Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të vrasjes së këtij eprori të UÇK-së, të afërmit kanë kërkuar veprim apo edhe mbyllje të rastit nga institucionet përgjegjëse.
Hajrije Rexha, bashkëshorte e komandant Drinit, theksoi se familjarët do të jenë të indinjuar dhe të mërzitur derisa të zbulohet e vërteta për këtë rast.
tepër e indinjuar se nuk është bërë kurrgjë për zbardhjen e vrasjes së komandant Drinit. Edhe pse disa seanca janë mbajtur në Prizren, diku 23 seanca, pastaj edhe në Prishtinë, por e vërteta kurrgjë nuk është në shesh. Kjo neve si familje gjithmonë na bren se pse, qysh, kush, tek, gjithmonë derisa e vërteta të dalë në shesh, kemi me qenë të indinjuar dhe të mërzitur”, tha Rexha.
Ruzhdi Rexha, vëllai i komandant Drinit, ka thënë se shënimi i përvjetorit të vrasjes së Ekrem Rexhës është një lloj proteste ndaj pasivitetit të institucioneve.
të them, por ka 8,935 ditë që po lutemi, që po kërkojmë prej institucioneve të drejtësisë që ta kenë më vendimin, apo që të kenë angazhim në zbardhjen e këtij rasti. Ne ende nuk kemi asnjë informacion”, theksoi Rexha.
Sipas tij, organet e drejtësisë në rastin më të keq duhet të deklarohen se nuk mund të merren më me këtë rast dhe ta mbyllin atë.
edhe informatën me na thënë nuk mundemi me u marrë me këtë pjesë, le ta lënë në sirtarë lëndën dhe le ta përfundojnë. E jo që të kemi një shpresë e nuk e dimë as ne familjarët si të veprojmë”, u shpreh Rexha.
Vrasja e komandant Drinit, të hënën, është vlerësuar si humbje e madhe për Kosovën nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, por edhe nga subjektet e ndryshme politike.
Komandant Drini është vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000.
Sipas familjarëve të tij dhe raporteve ndërkombëtare, në vitet pasuese, nën kryesimin e gjyqtarëve të UNMIK-ut janë mbajtur dy procese gjyqësore, ku në shkallën e parë pati edhe aktgjykime dënuese, porse shkalla e dytë në mungesë të provave i ka liruar të akuzuarit.