Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj ku pritet të rivarroset, 30-vjeçarja e vrarë javën e kaluar në Prishtinë.
Ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.
Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Motivet e kësaj vrasjeje ende nuk janë bërë të ditura. Por familja e Liridona Ademajt ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj për ta kthyer atë në varrezat e fshatit të lindjes.
{gallery}