Arbëri

Fajon: Do t’i paralajmëroj aleatët për situatën në Kosovë

Tanja Fajon

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i cili ka nisur të enjten, do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor. Këtë kryediplomatja sllovene e ka thënë në ditën e parë të takimit në Bruksel, në fokus të të cilit do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe rritja e investimeve të vendeve anëtare për mbrojtje. Tek u është adresuar gazetarëve në hyrie për në takim, Fajon ka theksuar se i përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.

“Unë do të përqendrohem në Ballkanin Perëndimor, i cili është në fqinjësi të afërt me Slloveninë. Po i përcjellim ngjarjet në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, ka thënë Fajon të enjten.

Në këtë takim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk është temë specifike porse mund të ngrihet si çështje nga aleatët.