Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, ka nisur dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Geci do të përballet me pyetje të ndryshme që lidhen me komunikatën 59, e cila përfshin informacione të rëndësishme mbi operacionet e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Prokurori James Pace ka theksuar se “dëshmitari ka luftuar dhe ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë poste të ndryshme udhëheqëse në LDK në Skenderaj”

"Dëshmitari ka luftuar gjatë luftës dhe ka pasur pozicione të ndryshme brenda LDK-së, përfshirë këtu edhe poste drejtuese të LDK-së në Skenderaj. Dëshmitari jep informacion lidhur me themelimin e LDK-së, strukturën e saj, antarësinë dhe aktivitetet dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe LDK-së, përfshirë këtu edhe kërcënimet dhe sulmet nga pjesëtarë të UÇK-së  kundër anëtarëve të LDK-së”, ka deklaruar ai. 

Prokurori ka deklaruar se ai jep informata për kërcënimet dhe vështirësitë që i hasën pjesëtarët e LDK-së prej ushtarëve të UÇK-së, si dhe lidhur me autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së që ka të bëjë me Gani Gecin.

Dëshmia e dëshmitarit përfshin informacion që ka të bëjë me autorësinë e komunikatës numër 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tetor të 98-tës që etiketon të vëllain e tij, Gani Gecin si ‘bashkëpunëtor’ dhe ndikimin negativ si dhe pasojat që i ka pasur kjo komunikatë mbi të, mbi anëtarët e familjes dhe mbi të tjerët. Dëshmitari gjithashtu jep informacion lidhur me kërcënimet që i kanë bërë Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi - Tahir Zemajt, si dhe informacione lidhur me arrestimin, ndalimin dhe keqtrajtimin e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ose përreth Qirezit në shtator të 98-tës, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e keqtrajtimin e anëtarëve të UÇK-së dhe individëve të tjerë. Po ashtu dëshmitari jep informacion lidhur me ndërveprimet, bashkëbisedimet apo njohurinë që e kanë pasur anëtarët e UÇK-së, përfshirë Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Sylejman Selimin dhe Samedin Xhezarin lidhur me këto ngjarje", është shprehur Pace. 

Për këtë komunikatë, deklaratë në Gjykatën Speciale kishte dhënë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci.

“Mendoj se jam i ftuar të dëshmoj për komunikatën nr.59. Prej kësaj komunikate më janë vrarë dy shokë”, kishte deklaruar atëkohë Gani Geci.

Fadil Geci beson se Thaçi shkroi komunikatën që fajëson Gani Gecin për vrasjen e Abedin Rexhës

5 muaj më parë / 21 tet 2024 19:15
Fadil Geci ne Gjykaten Speciale

Ish-deputeti i LDK-së, Fadil Geci, në nisje të dëshmisë së tij, në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara, ka sqaruar për komunikatën e 59-të të UÇK-së.

Në këtë komunikatë vëllai i Fadilit, Gani Geci, ishte etiketuar si tradhtar pas vrasjes së komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha.

Atij nga ZPS-ja iu treguan deklarata të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit lidhur më komunikatën.

Pas kësaj Geci tha se pajtohet me një deklaratë televizive ku Rexhep Selimi kishte thënë se vëllai i tij nuk e kishte vrarë Adedin Rexhën, por ka akuzuar ish-presidentin Thaçi.

“Informacionin e kam pa bashkë me juve, ma keni dhënë deklaratën ti të Rexhep Selimit, e kam pa që ka thënë edhe në TV drejtpërdrejt se komunikatën numër 59-të e ka shkru një dashakeq, e ai është Hashim Thaçi. Ai dashakeq që i ka bë dëm Drenicës me këtë komunikatë për një interes të tij personal me i largu nga skena vëllezërit Geci sikurse e largoi Serbia familjen Jashari dhe me qenë i lirë për me vepru kah don, por ka gabu. Ka gabu shumë. Ai mentalitet ka qenë sllav e rus, e nuk e ka ditë që është Amerika e ka me marrë fund si një ditë këtu që jemi edhe kemi pa në sy dhe ka me u turpnu për këto punë që i ka ba”, tha Geci. 

Ai tregoi për momente të tensionuara me pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Llaushë. 
Në shtëpinë e tij, siç tha dëshmitari, para se të shkruhej komunikata 59 kishin shkuar edhe Hashim Thaçi e Rexhep Selimi.

Sipas tij, Rexhep Selimin e kishte përzënë Gani Geci, kur i ishte prezantuar si person me autoritet. Ndërsa për Hashim Thaçin ai tha se e kishte quajtur gënjeshtar kur kishte qenë në fshatin e tij.

“Kur kam hyrë unë, tha që nuk jemi në parti, s’kemi qenë në parti. Unë i thashë: ti ke qenë një javë ditë kryetar i referendumit, kryetar i forumit rinor  të LDK-së në Skenderaj. Tha kom rrejt. I thashë: Ke rrejt? Ti je rrenc, atëherë edhe sot. Çka t’flet ti rren edhe shpif. M’ka marrë për dore edhe m’ka qitë përjashtë pas asaj fjale dhe nuk e kuptojsha”, tha Geci.

Dëshmitari Fadil Geci tha se me veprime kundër pjesëtarëve të LDK-së, pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm e kishin për qëllim shtrirjen e pushtetit, përderisa LDK-ja në krye me Rugovën e kishin për qëllim ta mbanin shtetin paralel.

Geci po ashtu ka akuzuar  ish-krerët e UÇK-së se e kanë përçarë popullatën e atëhershme shqiptare.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se dëshmia e Gecit pritet të zgjasë rreth dy ditë.

Geci: Si pasojë e komunikatës së 59-të i kemi të plagosur dy vëllezër e të vrarë dy shokë

5 muaj më parë / 21 tet 2024 17:19
Fadil Geci

Dëshmitari Fadil Geci tha se komunikata e 59-të ka qenë sherr i madh në Drenicë dhe më tej, e që si e tillë ka qenë e rreme.

Sipas tij, si pasojë e kësaj komunikate ata i kanë dy vëllezër të plagosur e dy shokë të vrarë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Komunikata 59-të është sherri më i madh, i lyer me benzinë, që e ka kallë jo vetëm Drenicën, por edhe më larg. E ajo komunikatë është e rreme, shpifëse, dashakeqe, që i ka ba dëm të gjithëve, por familjes time i ka krijuar shqetësime të mëdha edhe me pasoja të mëdha. I kemi pasur dy shokë të vrarë e dy vëllezër të plagosur”, tha Geci.

Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një intervistë që ai e kishte dhënë lidhur me këtë komunikatë.

“Në intervistën që na ke dhënë, ke thënë që lidhur me komunikatën 59-të dhe po lexoj: ‘E gjithë Drenica u ngrit në këmbë për të nënshkruar deklarata që kjo komunikatë ishte e rreme si kundër Sami Lushtaku dhe të gjithë përfaqësuesit e Drenicës kanë thënë… dhe ky është dokument zyrtar’”, lexoi prokurori James Pace.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitarit Fadil Gecit iu prezantua një deklaratë e Rexhep Selimit, ku kishte thënë se ai që e kishte vrarë Abedin Rexhën ishte Gani Geci.

Mirëpo, një gjë të tillë e mohoi Fadil Geci, i cili tha se kur flasim për bërthamat e UÇK-së, nuk duhet ta harrojmë Abedin Rexhën-Sandokanin, i cili sipas tij u vra “nga dora e tradhtarit”.

“Abedini dhe tre komandantë të tjerë kanë vdekur në betejë. Zona Operative e Drenicës dha katër komandantë brigadash në këtë luftë. Abedin Rexhën, Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën dhe Mujë Kransiqin. Vrasja e Komandantit Sandokan është një vrasje në vazhdën e vrasjeve nga tradhtia e njerëzve të mëdhenj. Abedin Rexha u vra nga dora e tradhtarit në pritë, ashtu siç kemi raste gjatë historisë tonë kur njerëzit e medhenj vriten nga tradhtarët”, lexoi prokurori James Pace përgjigjen e Rexhep Selimit në një intervistë.

Tutje, prokurori lexoi se Rexhepi kishte thënë se duhet të thuhet e vërteta mbi vrasjen e Rexhës.

“Kjo nuk bën të fshihet. Përkundrazi, në atë moment kur fshihet bëhet një atentat i dytë mbi Abedinin. Prandaj, duhet që të themi të vwrtetën lidhur me Abedinin. Vrasja e Abedinit është përfshirë në një komunikatë, në komunikatën 59-të, ku thuhet që ai është vrarë nga Geci. Pse është bërë kjo vrasje, ndërkohë që Abedini mendohet se ishte një person shumë i rëndësishëm i UÇK-së në atë kohë. Një shtyllë që njerëzit dëshironin që ta hiqnin”, lexoi prokurori tutje përgjigjen e Selimit në intervistë.
Më tej, Pace lexoi përgjigjen e Selimit, duke thënë se Abedin Rexha është vrarë nga Gani Geci.
“Abedin Rexhën e vrau Gani Geci. Duhet të bëhet analiza se kush është vrarë. Është vrarë një komandant brigade, një ndër themeluesit e UÇK-së në Drenicë, themeluesi i Brigadës 112 dhe një person me kompetencë, e një person që njihej nga popullata. Pse duhet ta fshehim këtë? Ne duhet ta themi të vërtetën”, tha prokurori ,teksa lexoi përgjigjen e Selimit.

Në përgjigjen e tij, dëshmitari Fadil Geci tha se një gjë e tillë është gënjeshtër.

“Ky e din që nuk është ashtu e është rrenë. Rrenë është. Komplet është rrenë. I ka vy, është përfaqësuesi i LPK-së e i drejtimit të kundërt, e ka shkruar për palën tjetër se është kështu e është ashtu. Kjo nuk është e vërtetë dhe është krejt rrenë. Forcat e Bujar Bukoshit kanë qenë forca të rregulluara brenda sistemit shtetëror të Kosovës. Qaj shtet që e kemi pas”, tha Geci.

Geci theksoi se kanë pasoja edhe sot për shkak të komunikatës 59-të, e që familja e tij vuan në atë drejtim derisa të bëhet e ditur për opinionin që kjo komunikatë është gënjeshtër.

Geci tha se për arsye që e ka treguar një të vërtetë, do ia falë Rexhep Selimit faktin që e ka quajtur vëllain e tij, Gani Gecin, tradhtar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“E ai shpifës kush është? Kam pas qejf me ardh me e pa në sy këtu e me e këqyr cili është shpifësi që ka shkruar për vëllezërit Geci - një familje e cila në të gjitha proceset u kanë e para në Drenicë. Kam pas qejf me e pa në sy edhe me e dëgju se kush është ai. Rexhepi e ka tregu. Faleminderit Rexhep Selimi për atë fjalë se kush e ka shkruar komunikatën. E ke thanë një të vërtetë. Ke punuar ma shumë se tjerët, Rexhep Selimi. Edhe atë fjalë ta fali se nuk është ashtu. Mirë e din që Gani Geci nuk është tradhtar, por është njëri ndër luftëtarët e parë”, tha Geci.

Dëshmitari tha se ai që e ka shkruar komunikatën 59-të nuk e ka ditur që do të vijë kjo ditë që të shihen në sy, e që do të turpërohen pastaj për gjërat që i ka bërë.

“Informacionin e kam pa bashkë me juve, ma keni dhënë deklaratën ti të Rexhep Selimit, e kam pa që ka thënë edhe në TV drejtpërdrejt se komunikatën numër 59-të e ka shkruar një dashakeq, e ai është Hashim Thaçi. Ai dashakeq që i ka bë dëm Drenicës me këtë komunikatë për një interes të tij personal me i largu nga skena vëllezërit Geci sikurse e largoi Serbia familjen Jashari dhe me qenë i lirë për me vepruar kah don, por ka gabuar. Ka gabuar shumë. Ai mentalitet ka qenë sllav e rus, e nuk e ka ditë që është Amerika e ka me marrë fund si një ditë këtu që jemi edhe kemi mu pa në sy dhe ka me u turpnu për këto punë që i ka ba”, tha Geci.

Më pas, prokurori James Pace u kthye sërish tek intervista e Rexhep Selimtit më 1999, ku kishte thënë që personi që ka vrarë Abedin Rexhën ka dashur ta vriste vetë atë.

Arsyeja që ka dështuar ky plan i vrasjes, sipas asaj që e lexoi prokurori, Selimi kishte thënë se ka qenë mosgjetja e dikujt të aftë për ta kryer vrasjen.

“Në bazë të asaj që po thuani ju ‘nga e njëjta dorë’, unë e di që e ka përmend ja familjen, ja vëllain, qaty dikun ka mendu. Mund të jetë ndryshe, unë nuk e di, por këta e dinë. Edhe Rexha a ka pa pasur ndonjë zënkë me vëllezërit Geci, a ka pas naj kundërshtim në Likoc a ku edhe Hashim çka i ka thanë. Këta e dinë ma mirë, unë nuk di”, tha Geci, kur u pyet se për kë ka mundur ta kishte fjalën Rexhep Selimi.

Pas kësaj, u kërkua që në prova materiale të pranohet intervista e Rexhep Selimit e dhënë më 1999, e cila u kundërshtua nga mbrojtja e tij me arsyetimin që këtë dokument nuk e ka parë dëshmitari dhe se nuk ka ndonjë dëshmi nga Prokuroria të lidhjes së këtij dokumenti me të akuzuarin.
Por, me urdhrin e trupit gjykues, ky dokument u pranua në prova materiale.
 

Geci: Thaçi e Selimi kanë qenë në shtëpinë time në prag të publikimit të komunikatës së 59-të

5 muaj më parë / 21 tet 2024 16:00 Nga: Ardit Kika
Fadil Geci

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, ka thënë se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi kanë qenë në shtëpinë e tij në Llaushë në prag të publikimit të komunikatës së 59-të të UÇK-së.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Paraprakisht prokurori James Pace ka theksuar se Geci jep informata për kërcënimet dhe vështirësitë që i hasën pjesëtarët e LDK-së prej ushtarëve të UÇK-së, si dhe lidhur me autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së që ka të bëjë me Gani Gecin.

"Dëshmia e dëshmitarit përfshin informacion që ka të bëjë me autorësinë e komunikatës numër 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tetor të 98-tës që etiketon të vëllain e tij, Gani Gecin si ‘bashkëpunëtor’ dhe ndikimin negativ si dhe pasojat që i ka pasur kjo komunikatë mbi të, mbi anëtarët e familjes dhe mbi të tjerët. Dëshmitari gjithashtu jep informacion lidhur me kërcënimet që i kanë bërë Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi - Tahir Zemajt, si dhe informacione lidhur me arrestimin, ndalimin dhe keqtrajtimin e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ose përreth Qirezit në shtator të 98-tës, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e keqtrajtimin e anëtarëve të UÇK-së dhe individëve të tjerë. Po ashtu dëshmitari jep informacion lidhur me ndërveprimet, bashkëbisedimet apo njohurinë që e kanë pasur anëtarët e UÇK-së, përfshirë Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Sylejman Selimin dhe Samedin Xhezarin lidhur me këto ngjarje", është shprehur Pace.

Për këtë komunikatë, deklaratë në Gjykatën Speciale kishte dhënë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci.

“Mendoj se jam i ftuar të dëshmoj për komunikatën nr.59. Prej kësaj komunikate më janë vrarë dy shokë”, kishte deklaruar atëkohë Gani Geci.