Arbëri

Erëra të forta priten sot në Prishtinë, bëhet thirrje për kujdes

Moti në Kosovë

Për shkak të erërave të forta që priten gjatë së enjtes në Prishtinë, është bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes. 

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një thirrje për qytetarët duke u kërkuar që të shmangin qëndrimin pranë objekteve a pemëve, të mbyllin dritaret dhe dyert dhe të kenë kujdes gjatë qarkullimit. 

“Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h. Për sigurinë tuaj, ju lutemi: Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme; Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura; Të bëni kujdes gjatë qarkullimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.