Moti jo i mirë gjatë ditës së shtunë në Kosovë ka shkaktuar reshje e erëra të forta. Në Prishtinë, nga era e fortë u rrëzua një pemë.
Sipas fotove të dërguara nga lexuesit e KOHËS, era e fortë rrëzoi pemën në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.
Sipas tyre, rrëzimi i pemës nuk ka shkaktuar dëme të tjera.
Në Rrafshin e Dukagjinit, ka pasur reshje të mëdha shiu, madje në disa vende edhe breshër.