Arbëri

Emërohen ushtrues detyre të gjithë drejtorët aktualë të Komunës

Drejtoritë komunale të Pejës ende po udhëhiqen nga drejtorët e mandatit të kaluar të koalicionit LDK-PDK. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ende nuk ka vendosur për emërimin e drejtorëve të ri.

Madje ai me një vendim që ka lëshuar këtë javë ua ka vazhduar punën drejtorëve të vjetër. Me këtë vendim kreu i komunës i ka emëruar ushtrues detyre të Drejtorive komunale të gjithë drejtorët e deritashëm të mandatit të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij vendimi, pozicioni i ushtruesit të detyrës së drejtorit u llogaritet prej datës 13 dhjetor kur kryetari i komunës ka dhënë betimin në Kuvend për mandatin e ri, ndonëse vendimi është lëshuar të hënën. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, tregon se pozicioni i ushtruesit të detyrës së drejtorit u zgjat me kompetenca të plota që i kanë pasur deri tash, deri në zgjedhjen e drejtorëve të tjerë me mandat të plotë...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.