Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenc.
Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.
“Emërimi i anëtarëve të rinj u bë nga lista e pritjes", tha Lluka, tranmseton kp.
Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Ejup Visoka një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.