Arbëri

Elshani i PDK-së kërkon që nga sot të nisë publikimi i rezultateve preliminare për deputetë

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Foto: Driton Paçarada

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arianit Elshani, ka kërkuar që publikimi i rezultateve preliminare për kandidatët për deputetë të nisë nga sot, duke theksuar se vonesat po rrisin pakënaqësinë dhe dyshimet te qytetarët dhe subjektet politike. Por ai ka theksuar sjanë të sigurta.

“Vonesat e mëtejshme mund të ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj procesit zgjedhor. Çdo shtyrje e panevojshme vetëm sa e rrit presionin dhe shqetësimin, duke krijuar hapësirë për pasiguri e dyshime”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ai gjithashtu nënvizoi se qytetarët pa fajin e tyre mund të krijojnë dyshime se mund të preket integriteti i votave, por theksoi se kutitë janë të sigurta pasi përmbajnë shirita sigurie dhe një sërë masash të tjera.

“Kjo do të qetësonte edhe subjektet politike, edhe qytetarët sepse jo pa fajin e tyre dyshojnë se diçka në kuti mund të ndodhë, edhe pse ne e dimë se në secilën kuti ka shirita të sigurisë, janë masa të sigurisë, janë nënshkrimet e komisionerëve. E konsideroj të domosdoshme që operatori ekonomik i kontraktuar të veprojë menjëherë për të publikuar rezultatet, sipas termave të referencës dhe kontratës së nënshkruar me institucionin”, ka deklaruar Elshani.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se janë 12 komuna ku nuk ka filluar ende numërimi i votave dhe që shpresohet që nesër, e premte, të nisë. 

Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me problemet me sistemin e KQZ-së e nëse ka pasur ndërhyrje, ndërsa është përgjigjur se dyshimet e komisionit u janë përcjellë institucioneve përkatëse. 

“Kjo çështje tash është në duar të policisë dhe prokurorë. Pa e marrë raportin nga ta ne nuk mund të japim informacione se nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato i janë përcjellë institucioneve”.
Radoniqi ka shtuar se procesi i numërimit të votave për kandidatë mund të zgjasë 10 deri në dy javë. 

E Sekretariati i KQZ-së ka thënë se verifikimi i votave të diasporës mund të zgjasë 10 ditë. 

Mbledhja e KQZ-së po vazhdon.

Lexo përditësimet tjera
KQZ

KQZ: Mbi 500 zarfe me fletëvotime nga diaspora u anuluan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç...