Arbëri

Ekspertja mjekoligjore: Dy ish-pacientëve u janë hequr veshkat e majta në “Medicus”

Dy ish-pacientëve të klinikës “Medicus” u mungojnë veshkat e majta, sipas një raporti ekspertizë të prezantuar të enjten në gjykimin kundër urologut Lutfi Dervishi dhe anesteziologut Sokol Hajdini, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i ekspertizës është shpjeguar nga mjekja ligjore, Carmen Barbu. Ka rezultuar se veshkat ish-pacientëve, të cilët janë edhe dëshmitarë të mbrojtur, u janë hequr në mënyrë kirurgjikale, edhe pse nuk i kanë pasur të dëmtuara.

Për këto raste dhe të tjera të ngjashme, Dervishi dhe Hajdini po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, trafikim me qenie njerëzore dhe ushtrim i kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore. I akuzuar është edhe djali i Lutfi Dervishit, Arban Dervishi, mirëpo ai që nga viti i kaluar është arratisur nga Kosova.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

https://online.koha.net/?id=22