Profesoresha dhe drejtoresha e Qendrës për Edukim Medial në Univesitetin Temple në SHBA, Sherri Hope Culver, thotë se të rinjtë kryesisht marrin lajmet nga mediat sociale.
Ajo për “Edumedia” në KTV ka thënë se të rinjtë kryesisht hyjnë në TikTok e YouTube për të marrë lajme, ndërsa këto nuk janë burime kredibil3e.
“Duhet ta pranojmë se vendi, prej ku të rinjtë janë më të prirë t'i i marrin lajmet e tyre janë mediat sociale. E vendi ku janë të prirë të hyrë është 'TikTok' e 'Youtube'. Pra, s'besoj që mund t'i zhvendosim prej aty. Pyetja e duhur do të ishte: Si të vlerësojmë krejt çfarë gjendet aty? E, kur më thonë njerëzit, pra me të rinjtë me të cilët flas, "I ndjek lajmet në TikTok", kjo është mashtruese, sepse TikToku nuk ka gazetarë, sepse nuk e paguan dikë për t’u marrë me lajme. Në të vërtetë i ndiqni disa njerëz në TikTok, dhe aty i merrni informatat. Pra mund të zgjidhni kë ta ndiqni. Ka organizata të mirëfillta mediatike që publikojnë lajme në TikTok. Pra, edhe do të mund të merrnit informata prej një burimi të mirëfilltë të lajmeve”, tha Culver.
Ajo ka thënë se do të ishte mrekulli nëse njerëzit orientojnë nga burimet e besueshme për të marrë informatat.
“Edhe nëse informatat i merrni nga rrjetet sociale edhe ato mund të jenë nga burime legjitime që gjenden nëpër media sociale”, ka thënë Culver.