Arbëri

Edi Rama shkon në Hagë për t’u takuar më Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar të martën për vizitë në Hagë, për ta takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vetë Rama, derisa ka publikuar edhe një video ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku po mbahen Thaçi, ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari tjetër, Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Të martën është bërë edhe paraqitja e radhës e Thaçit dhe Veselit para Gjykatës Speciale, ku janë paraqitur akuzat e reja ndaj tyre, për krime lufte në Budakovë e Semetishtë të Suharekës, dhe në Gjilan në vitet 1998-1999.

Thaçi dhe Veseli janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e reja.

 

Video: 

 

?Hagë - Për vizitë tek Presidenti Thaçi

Posted by Edi Rama on Tuesday, May 10, 2022