Të premten e 11 prillit do të protestohet sërish në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Nisma “Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se protesta do të mbahet në orën 12 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe! ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, thuhet në nismën e grupit. “Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!”
Protesta e parë u mbajt të shtunën. Kjo nismë po kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet që të vendosë mbi këtë propozim pikërisht më 11 prill