Arbëri

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Seanca pritet të nisë nga ora 09:00, ndërsa me dëshminë e tij do të vazhdojë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Dëshmia e Remit ka nisur dje dhe pritet të zgjasë mbi 30 orë.