Arbëri

Edhe sot mot me diell në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Sipas parashikimit do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.