Familjet e të zhdukurve nga të gjitha komunitetet në Kosovë janë bërë bashkë për të intensifikuar punët rreth zbardhjes së fatit të atyre që mungojnë, raporton KTV. Përfaqësuesi i familjeve të të pagjeturve të Kosovës, Bajram Qerkini, dhe Milorad Trifunoviq kanë themeluar shoqatën për të pagjeturit “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”.
Kjo shoqatë ka për qëllim që të inkurajojë bashkëpunimin e familjeve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, për të punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Qerkini iu ka bërë thirrje Prishtinës, Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësitë për gjetjen e më të dashurve të tyre.