Arbëri

Edhe një gazetare ukrainase vjen në Kosovë

Programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në një komunikatë për media thuhet se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Journalists in Residence - Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.