Pavarësisht që Nazmi Sejfullahu e ka të humbur shikimin, ai ka vite që punon si telefonist në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.
Rrugën që e bën për në vendin e punës, nuk e ka aspak të lehtë, pasi has në shumë pengesa, raporton KTV.
Për t’i kuptuar vështirësisë që i ka ai çdo ditë, Nazmi Sejfullahu ka një lutje për të gjithë.
Aspak më të lehtë jetën nuk e ka edhe Faruk Kukaj, i cili lëviz me karrocë.
Në shumë pjesë të qytetit nuk ka qasje fare, për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Kukaj ankohet se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.
Vebi Mujku, njohësi i çështjeve sociale, thotë se nuk është shënuar asnjë përparim në përmirësimin e kushteve për këtë kategori shoqërore.
Sipas tij, Kosova duhet t’i marrë shembull vendet e tjera të botës, të cilat, katet e para të ndërtesave i kanë destinuar për personat me aftësi të kufizuara dhe për të moshuarit, për të pasur qasje më të lehtë.
Tre Dhjetori shënohet si Ditë Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie me këta persona.