Arbëri

E emëruara në Bordin e Drejtorëve të Postës figuron në “Ibër-Lepenc” si kryesuese

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës. Në mesin e anëtarëve është edhe Hyrmet Mydyti, e cila njëkohësisht figuron si kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Hidroekonomike "Ibër-Lepenc".

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, Mydyti ka deklaruar shkurt se nuk është më në “Ibër-Lepenc”, megjithëse në uebfaqen e kësaj ndërmarrjeje, gjendet emri i saj.

Image
Uebfaqja e "Ibër-Lepencit"

Bordi i ri i Drejtorëve të Postës, i emëruar sot, përfaqësohet nga tre burra dhe tri gra.

Kryesues është emëruar Fadil Bejta, derisa anëtarë Hyrmet Mydyti, Safije Beseni, Sebahate Krasniqi, Visar Nura e Gëzim Paci.