Arbëri

E diela me Kohën Ditore u kushtohet premtimeve të fushatës e programeve të partive

Fushata, zyrtarisht, ka nisur nga 25 shtatori, por prej dorëheqjes së Ramush Haradinajt, partitë politike kanë qenë në terren.

Një analizë e detajuar për ofertat, programet dhe premtimet e tyre në fushatë dhe 5 kandidatëve për kryeministër, vjen në të dielën me Koha Ditore.

Reportazhi këtë javë i kushtohet lumit Nerodime të Kaçanikut, që nga një kujtim i bukur për banorët, tani është kthyer në shqetësim për shëndetin.

Se pse një qytet gjerman po u ofron punëtorëve qëndrim pa pagesë dhe një reportazh për fatin e miliona personave që zhvendosen çdo vit, i gjeni në shkrimet nga bota.

Pikëpamjet e tij në rubrikën 7 shkronja, këtë javë i sjell Samir Karahoda, ndërsa në faqet e kulturës, regjisorja Antoneta Kastrati tregon detaje për filmin e saj të fundit “Zana”.

Monument sjell rrëfimin e pazakontë të Florent Eminit, i diplomuar për pikturë, por që për hobi ka prodhimin e djathit.

Atletë me arritje të jashtëzakonshme i njoftoni në faqet për sportin, ndërsa, si zakonisht, edhe zhvillimet e fundit nga teknologjia e shkenca, shumë faqe enigmatikë e për më të vegjlit, në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.