Arbëri

E diela me “Kohën Ditore” këtë javë i kushtohet diasporës dhe leksioneve që vijnë nga atje

Në temën e javës, me titull “Leksionet e Diasporës”, e diela me Kohën Ditore, analizon efektin e qindra-mijëra kosovarëve që jetojnë jashtë vendit.

Se pse ata konsiderohen më të emancipuar politikisht, rrugët deri tek arritjet në nivele botërore në shumë fusha dhe keqtrajtimi në vend, janë vetëm disa prej aspekteve që trajtohen në këtë temë.

Pse, sipas Hafiz Gagicës, ka munguar serioziteti i institucioneve kosovare në qasjen ndaj diasporës, e kuptoni në intervistë, derisa një rrëfim që pason u kushtohet lojtarëve të Kosovës që vijnë nga mërgata.

Nga Bota, vijnë reportazhet për përshtatjen me jetën e re të refugjatëve në Gjermani dhe simbolit të Ukrainës së ndarë, një ure mbi lumin Donets.

Faqet e Kulturës, këtë javë, mes tjerash, sjellin një profil të artistes Brikena Bërdo dhe instrumentistit aspak të zakonshëm skocez, Dobe Sholto.

Për rrugën drejt lojërave olimpike “Tokio 2020” të xhudistes Laura Fazliu dhe lojtarin kryesor të Rahovecit këtë sezon, Jure Gunjina, lexoni në faqet e Sportit.

Si zakonisht, janë gjithsej 82 faqe të së dielës me Kohën Ditore, me përplot materiale nga shumë fusha dhe për të gjitha grupmoshat.