“Koha Ditore e së Dielës”, pas më shumë se tre muajsh, rikthehet në duart e lexuesve.
Ndonëse në kohë pandemie, gazeta nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe për lexuesit u dha online falas, por gjithsesi adhuruesve të leximit u ka munguar afërsia fizike që sjell gazetaria e shtypur.
Lexuesit e rregullt të gazetës Koha Ditore i ka gëzuar shumë fakti që versionin javor të së dielës mund ta kenë sërish në duar.
Gazeta e së dielës, e vetmja aktualisht e formatit të shtypur në Kosovë, mund të blihet për vetëm për 1 euro, raporton KOHA.
Tema qendrore e edicionit të kësaj të diele është 30-vjetori i miratimit të Deklaratës së 2 Korrikut.
Koha Ditore e së dielës do të vazhdojë të sjellë temat aktuale në vend, të trajtuara gjithsesi ndryshe, dhe do të jetë çdo të diel edhe në versionin e shtypur.
Ndërsa, gazeta e përditshme Koha Ditore, edhe për një kohë do të mund të lexohet vetëm në versionin online.