Arbëri

“E diela me Koha Ditore” për fajdet dhe problemet rreth tyre

Pas raportimit të detajuar për një prej aferave më të mëdha, në të dielën në Kohën Ditore, trajtohet si temë e javës fenomeni i fajdeve në Kosovë.

Mënyrën e funksionimit, lidhjet me të fuqishmit e politikës, dështimin e drejtësisë ndaj këtij fenomeni shumë të përhapur dhe rrëfimet e viktimave, i gjeni të trajtuara gjerë në këtë numër të së dielës.

Në intervistë për temën e javës flet drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e gjithashtu shkruan edhe zëvendëskryeredaktorja Valbona Mehmeti.

Rëndësinë e një fotografie për gazetaren 20-vjeçare Dorentina Thaqi, e kuptoni në një rrëfim lufte në faqet 12-13.

Faqet e kulturës, këtë javë, janë rezervuar për pianisten Violetta Egorova dhe regjisorin Christian Frei, por nuk mungojnë as lajmet për më të rejat nga filmi e libri.

gjakovar i Feronikelit”, është titulli i shkrimit kushtuar futbollistit Albutrint Morina, e në faqet e sportit, e gjeni edhe rrëfimin për rekordet e Sejdi Blakajt.

Por, edhe shumëçka tjetër për të lexuar për një të diel ndryshe, gjeni në mbi 80 faqe të Kohës Ditore.