Sa premtime kanë bërë kryetarët për zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë dhe sa prej tyre janë përmbushur?
Pse gara e dikurshme për të bërë sa më shumë premtime, tani është kthyer në sfidë për përmbushjen e tyre?
Pse projektet e Ferizajt kanë kosto të papërballueshme dhe cilat janë 5 komunat me 264 premtime?
Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “903 premtimet”.
Te tema e javës, po ashtu, gjeni shkrimin për atë se si kryetarët, më shumë rëndësi i kushtojnë plotësimit të nevojave të veta sesa realizimit të projekteve që do t’ua rregullonin jetën qytetarëve.
Në intervistën e javës flet drejtoresha e Institutit GAP, Nora Latifi – Jashari. Në cilat fusha, sipas saj, komunat e kanë më të vështirë t’i përmbushin premtimet? Çka, sipas saj, ka ndërruar në qeverisjen në nivel lokal?
Këtë javë, lexoni reportazhin për Dorentinën, e cila njihet si “Automekanikja e Ferizajt”, dhe mësoni se çfarë pune tjetër bën ajo.
Nga bota, gjeni artikujt për arsyen e mbledhjes së ADN-ve të miliona njerëzve në Kinë.
Në rubrikën ‘kosovarçe’, vjen rrëfimi për ‘Shqetësimet e kampionit’ Aziz Salihu dhe pse ai mendon se shteti nuk po e bën hesap.
Rubrika e kulturës, këtë javë, sjell shkrimet ekskluzive për artisten që rijetëson shenjat autoktone.
Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni shumëçka para se të mbërrini te faqet e sportit.
Aty vijnë rrëfimet për të rinjtë që pritet të shpërthejnë në “Tokio 2020”.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës, në “Koha Ditore”.