Me uljen e temperaturave kthehet në vëmendje edhe shqetësimi për nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në vend.
Në numrin e radhës, e diela me Kohën Ditore flet rreth kësaj teme, në artikullin me titull “Monitorimi pa veprim”, raporton KTV.
Përgjigjet e pyetjeve se ku e ka burimin gjithë kjo ndotje, me çfarë rreziku për shëndetin përballen qytetarët dhe sa kanë lëvizur institucionet drejt përmirësimit të kësaj gjendjeje, i gjeni në faqet kushtuar kësaj teme.
Një reportazh nga Istogu i kushtohet Lugut të mullinjve që tashmë janë shuar, e rubrika “Kosovarçe” i kushtohet një shitoreje të vogël dhe shkaqet që e bëjnë atë kundërthënës.
Mbi sukseset e fëmijët të emigrantëve në raport me vendësit dhe rreth gjendjes së kurdëve, flasin dy prej reportazheve nga Bota.
Faqet e Kulturës sjellin punën e piktorit Ardian Çena, ku edhe njoftoheni me grupin hungarez “Besh o Drom”.
Mbrojtjes së ekipit të Serie A, Verona, të prirë nga Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, i kushtohet një prej shkrimeve nga Sporti, ku gjithashtu mësoni edhe për efektin që ka pasur një tjetër mbrojtës, por në një ekip kosovar.
Arsyet se pse 32-vjeçari Ardian Cuculi i Dritës, po konsiderohet një prej transferove më të qëlluara për këtë sezon, i kuptoni në shkrimin e radhës.
Dhe, si zakonisht, nuk mungojnë materiale e shkrime të tjera interesante.