Arbëri

E diela me “Koha Ditore” i kushtohet miliardave të shpenzuara për ndërtimin e autostradave

Qindra-miliona euro për shpronësime e qindra të tjera për asfalt, rezultojnë me miliarda të buxhetit të Kosovës, të shpenzuara në ndërtimin e autostradave.

Mungesa e transparencës, dyshimet për keqpërdorime dhe ndikimi i autostradave në zhvillimin ekonomik, trajtohen në këtë numër të së dielës, me Kohën Ditore.

Për praktikën e investimeve në infrastrukturë, pa ndonjë studim për përfitimet që mund të sjellin ato, flet në intervistë drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani.

Prej reportazheve nga Bota, veçohen ai për kishën Kutna Hora në Çeki dhe presionin për të qenë i bukur në shtetin e Koresë së Jugut.

Në 7 shkronjat, pikëpamjet e saj i jep Entela Tabaku, shkrimtarja nga Shkodra, ndërsa nga faqet e Kulturës, për përvojat e tij në Prishtinë, flet edhe kompozitori belg Clement Parmentier.

Tregimi i jashtëzakonshëm për 11-vjeçaren Irem Krasniqi nga Prizreni, që pavarësisht se e ka humbur shikimin, është aftësuar dhe po realizon punime artizanale, gjendet në rubrikën Kosovarçe.

Profili i Mirlind Dakut, futbollistit të shpresave të Kosovës, dhe i kampionit të Kosovës me Ferronikelin, Albert Dabiqaj, janë në mesin e kronikave nga Sporti.

shumë reportazhe e materiale të tjera nga vendi e bota, i gjeni në të dielën me Kohën Ditore.