Cilat janë arsyet e mungesës së investimeve të huaja në Kosovë?
Çka ka ndikuar në krijimin e imazhit të keq para botës, që Kosova të mos jetë në hartën e investimeve? Ku kanë dështuar institucionet e vendit për t’i shfrytëzuar huat dhe për të tërhequr investitorë të huaj? Pse kredidhënësit janë të kënaqur vetëm me sektorin privat dhe sa projekte janë realizuar në tërësi?
Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Pasiguria e investitorëve dhe huadhënësve”.
Te tema e javës, po ashtu, gjeni shkrimin për Brezovicën dhe Trepçën dhe pse këto të dyja konsiderohen si provimet e mëdha nga të cilat kanë rënë institucionet e Kosovës.
Në intervistën e javës flet ish-eksperti i Bankës Botërore, Agim Demukaj. Pse, sipas tij, nuk mund të ketë investime serioze, për sa kohë që qytetarët e Kosovës nuk kanë besim në institucionet qeverisëse?
Në pjesën e reportazhit, kuptoni se kush ishin “agjentët” vullnetarë të NATO-s në luftën e Kosovës.
Nga bota, gjeni artikujt për valutën e re të Francës që premton shumë, e cila valutë po shënon sukses të dukshëm.
Po ashtu, këtë javë, lexoni fejtonin me titullin Tregtia shqiptaro-jugosllave e viteve të ‘80-a dhe Kosova.
Në rubrikën ‘kosovarçe’, vjen rrëfimi për Pejën e aventurave të “çmendura”, e cila me parkun e aventurave të tilla është e vetmja në rajon.
Këtë javë, në rubrikën e kulturës lexoni për Albanin, i cili ka mision rikthimin e thikës ilire, ndonëse kjo punë i merr kohë deri në 50 orë.
Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni shumëçka para se të mbërrini te faqet e sportit.
Aty vijnë rrëfimet për Melosin, tenistin 13-vjeçar nga Peja, e ardhmja e të cilit po zhvillohet në Suedi.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.