Arbëri

Dy pikëkalime të ngarkuara në mesditë, pritje me nga tri orë

Merdar

Foto: Arkiv

Mbi tri orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova nga pikëkalimi te Dheu i Bardhë. E rreth një orë për të hyrë përmes kësaj pike kufitare.

Në Merdar po ashtu është zgjatur pritja. Aty kolona është 1300 metra me mbi dy orë pritje.

Ndërsa, situatë e ngjashme është edhe në Mutivodë me gjysmë ore pritje.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për fluks.


Pritje e gjatë në dy pikëkalime kufitare

Edhe mëngjesi i së shtunës i ka zënë qytetarët në kolonë në pikat kufitare për dalje nga Kosova.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë, në 1200 metra kolonë.

Ndërsa, në Merdar në mbi një orë.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për fluks.

Për ditë me radhë në dy pikëkalimet – Dheu i Bardhë dhe Merdar – ka pasur pritje të gjata.