“Mati 1” dhe “Taslixhja 1 dhe 2”, lagje të Prishtinës, kanë mbetur pa ujë të pijshëm të shtunën.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një problemi në gypin e çelikut që vjen nga Badoci nuk ka ujë për dy lagjet në kryeqytet.
“Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU ‘Prishtina’, këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim.