Arbëri

Dy komuna merren vesh për ndërtimin e një rruge të re

Banorët e komunës së Vitisë dhe ata të Gjilanit së shpejti do të lidhën ndërmjet vete nëpërmjet një rrugë të re. Ajo pritet të ndërtohet si rezultat i një marrëveshjeje të bashkëpunimi, që është nënshkruar të premten në Viti, nga kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe zv.kryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas marrëveshjes në fjalë parashihet ndërtimi i një rruge me gjerësi prej 5 metrash përmes fshatrave Ballancë të Vitisë dhe Kravaricë të Gjilanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.