E pamëshirshme për të dobëtin, por e dobët për t’u marrë me të fuqishmit.
“Dy fytyrat e drejtësisë” në Kosovë, është tema e javës në të dielën me Kohën Ditore, ku mund të lexoni gjerësisht për standardet e dyfishta të sistemit që tash e katër vjet, nuk e ka dërguar asnjë zyrtar të lartë në burg.
Për kompromiset e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në intervistën e javës flet kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.
Në Reportazh mund të kuptoni se si të burgosurit politikë arrinin t’i dërgonin letrat e tyre për familjarët e miqtë nga burgjet serbe.
7 shkronjat, këtë javë i zgjedh Valon Shkodra, hulumtues në Institutin Albanologjik, derisa faqet e Kulturës, këtë javë, i kushtohen edhe ekspozitës së veçantë “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”.
Rita Zeqiri, në Sport, tregon se si ia doli ta përfundojë garën e vështirë “Ironman 70.3” në Francë, derisa shigjetarja Ardita Zejnullahu, flet për pritjet nga Lojërat Evropiane.
Por, si zakonisht, në mbi 80 faqe të gazetës gjeni edhe shumë artikuj e personazhe të veçantë, shumë shkrime e enigmatika, artikuj e këshilla për teknologjinë dhe trendet e fundit në modë.