Dy fëmijë të moshës 12 e 13 vjeç kanë vdekur sot në Gjakovë, pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Nusret Gjurkaj.
Sipas tij, rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës.
Ekipi i KOHËS është në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 8:30, kur ka marrë flakë oda e familjes S.
Fëmijët B.S e O.S. ishin në odë në ato momente.
Për shkak të zjarrit të madh, familjarët e të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.
Gjurkaj ka thënë se tash për tash nuk dihen arsyet e zjarrit.
Dëgjohet vaji brenda shtëpisë - Video nga Ujzi i Gjakovës, ku mbetën të vdekur 2 fëmijë pasi u kaplua nga zjarri odaDëgjohet vaji brenda shtëpisë - Video nga Ujzi i Gjakovës, ku mbetën të vdekur 2 fëmijë pasi u kaplua nga zjarri oda Më shumë ? https://bit.ly/2X8Kh9n
Posted by Koha.net on Wednesday, September 8, 2021
{gallery}