Arbëri

Drenasi nesër nuk do të ketë ujë të pijes për 11 orë

Foto: Koha

Gjatë ditës së nesërme, 2 dhjetor, e hënë duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30 (gjithsej 11 orë) , konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Kështu bën me dije Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas Arieta Mjekut, zëdhënëse në këtë kompani ka thënë se arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

“Ekipet teknike të Ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’ do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse, pozicioni i punës është i vështirë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit”, thuhet në njoftimin për media nga KRU “Prishtina”.